Operohet në kokë boksieri italian

Boksi

Operohet në kokë boksieri italian

Më: 1 mars 2023 Në ora: 15:58
Daniele Scardina

Gjendja e Daniele Scardina, boksierit 30-vjeçar të shtruar në Humanitas në Rozzano, në zonën e Milanos, mbetet e qëndrueshme pasi nuk u ndje mirë ditën e djeshme pas përfundimit të stërvitjes në palestër.

Mësohet nga burime shëndetësore, se boksieri mbërriti në spital me kodin e kuq dhe iu nënshtrua një operacioni urgjent në kokë mbrëmjen e djeshme nga ekipi i neurokirurgjisë kraniale, një operacion i cilësuar si tepër i vështirë, por i suksesshëm në kohë dhe pacienti është në gjendje të qëndrueshme.

Gjithashtu po prokuroria po monitoron rastin përmes analizave mjekësore.

Deri më tani konstatohen hipoteza të një sëmundjeje dhe jo dëmtime me dashje nga një palë tjetër.

Gjithsesi, prokuroria është e vendosur të ndjekë rastin deri në përfundim. Nëse dëmtimi ka ardhur nga ndonjë ndeshje boksi e autorizuar, kundërshtari nuk mund të fajësohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat