Kur serbët dorëzoheshin një nga një në Prishtinë

Boksi

Kur serbët dorëzoheshin një nga një në Prishtinë

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 2 mars 2023 Në ora: 16:36
Kur Xhevdet Peci nokautonte

Prishtina e famshme e viteve të 70-ta dhe të 80-ta, gjithmonë do të mbetet në zemrat e dashamirëve të zjarrtë të boksit.

Gjenerata e artë e Prishtinës në boks, pesë herë kampione dhe gjashtë herë nënkampione e ish Jugosllavisë!

Data 1 shtator, e shtunë, në vitin 1984, nuk do të harrohet kurrë, mbi 3.000 shikues në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, panë një Prishtinë spektakolare, ashtu siç i kishte hije kampionit.

Image

KB Prishtina e viteve të 80-ta

Pesë serbë u dorëzuan para kohe, para stuhisë së Prishtinës, si Markoviq, Pitariq, Boiçiqi, Kërstiqi e Kovaçeviq.

Prishtina e deklasoi me rezultat 18:2 Metallcin e Valevës. 

Meçet

Qendra e Rinisë dhe e Sportit në Prishtinë.
Shikues: 3.000.

Gjyqtarë: Leov (Shkupi), Jabuçanin (Beograd), Ribaniq (Zagreb) e Shpiriq (Zenica).

Mizë: Lika 2:0 (fitoi pa luftë).
Bantam: Ramadani - Markoviq 2:0 (ndërprerjen në rundin e dytë)
Pendël: Buzolli - Pavlloviq 2:0
E lehtë: Majanci - Daniqi 1:1
Gjysmë velter: Latifi - Romanoviq 2:0
Velter: Bajrami - Jeliqi 1:1
Gjysmë e mesme: Makolli - Pitariq 2:0 (lëndim i arkadës në rundin e dytë)
E mesme: Rexhepi - Boiçiqi 2:0 (dorëzim në rundin e dytë)
Gjysmë e rëndë: Gjocaj - Kërstiqi 2:0 (ndërprerje në rundin e tretë)
E rëndë: Peci - Kovaçeviq 2:0 (ndërprerje në rundin e parë) 

Klubi serb doli kokulur e i turpëruar nga kryeqyteti i Kosovës. 

Djelmoshat luftuan si në frontin e luftës, nga grushti i hekurt i Xhevdet Pecit, po ashtu shkëlqyen edhe Nysret Rexhepi, Fatmir Makolli, Sami Buzolli, Naser Bajrami, Muharrem Gjocaj, Afrim Majanci, Agim Latifi, Ramadani, ndërsa Abedin Lika fitoi pa luftë.

“Por, nëse është dëmtuar dikush në këtë meç, atëherë ky është Naser Bajrami, i cili veproi si aktor i rryer.

Koka e Nebojsha Jeliqit bombardohej nga çdo pozitë, kurse goditjet me direkte ishin shumë të qëlluara dhe pastërta.

Kësaj radhe deshën valevasve t'ua kompensojnë me një pikë që ia morën Daniqit në duel me Majancin”, kishte shkruar me 3 shtator të vitit 1984 në sportin e “Rilindjes”, gazetari Fehmi Sejdiu.

Pas javës së shtatë në ligën e parë ish jugosllave, Sllavia kryesonte me 9 pikë, pasonin Prishtina me 8, Smedereva 8, Buduçnosti 7, Rijeka 7, Radniçki 6, Metallci 6 dhe Pula 5 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat