Jones: Luftova i vetëm sistemin

Boksi

Jones: Luftova i vetëm sistemin

Më: 3 mars 2023 Në ora: 14:10
Jon Jones

Legjenda e UFC-së, Jon Jones, do të rikthehet në kafaz këtë fundjavë në eventin UFC-285. Ai do të duelojë për titullin vakant në peshën e rëndë ndaj Ciryl Gane, një duel që do të zhvillohet në Las Vegas.

Jones ka qenë kampion bote në peshën “light heavyëeight”, por tashmë është ngjitur në peshën e rëndë për t’u rikthyer në majë.

Në karrierën e tij, Jon Jones është akuzuar për përdorim të substancave të ndaluara, duke dorëzuar një herë titullin. Amerikani i është rikthyer këtij argumenti, duke u shprehur: “USADA ka ndryshuar disa nga rregullat në lidhje me nivelet e pikogramit dhe atë që lejohet.

Zbulova se të gjitha gjetjet e mia ishin nën kufirin e ri ligjor, që do të thotë se jam fshirë nga çdo test që kam bërë ndonjëherë. Kjo do të thotë shumë për mua”.

“Jam sportisti që luftoi sistemin, i cili mundi të përballojë avokatët dhe shkencëtarët për të provuar pafajësinë time.

Nuk e di nëse mbajta kryqin apo plumbin për pjesën tjetër të të gjithë sportistëve të rinj, por isha i pari që duhej ta kaloja.

Njerëzit më konsideronin mashtrues.

Sot, nëse i njëjti rregull do të kishte zbatuar atëherë, nuk do të konsiderohesha mashtrues dhe fitorja ime ndaj Daniel Cormier do të konsiderohej e pastër”, tha Jon Jones.

Jon Jones doli triumfues ndaj rivalit të vjetër Cormier kur të dy u përballën në një luftë për titullin në vitin 2017 përpara se fitorja të anulohej për shkak të rezultatit pozitiv të testit.

Jones fitoi me KO në raundin e tretë përpara se rezultati të ndryshohej më vonë.

Jones nuk ka dueluar në kafaz që nga fitorja e tij me vendim unanim ndaj Dominick Reyes në shkurt 2020, por po përgatitet të kthehet në UFC për përplasjen e madhe të së shtunës mbrëma.

Rikthehem i motivuar, sidomos pas këitj vendimi”, tha Jon Jones.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat