Conor McGregor gati për rikthimin në kafaz

Boksi

Conor McGregor gati për rikthimin në kafaz

Më: 11 prill 2023 Në ora: 13:38
Conor McGregor

Conor McGregor supozohet të duelojë me Michael Chandler diku nga fundi i vitit 2023, por para se të ndodhë kjo, irlandezi duhet të rihyjë në fazën e testimit antidoping nga USADA (antidopingu amerikan).

Sipas njerëzve që vëzhgojnë nga afër bazën e të dhënave të testeve antidoping, kjo nuk ka ndodhur ende.

Madje McGregor nuk është testuar fare në vitin 2023. Të gjithë luftëtarët që rikthehen në kafaz, siç është rasti i “The Notorius”, që ka dy vite ma dueluar, ai duhet të testohet dy herë brenda gjashtë muajsh dhe të dalë negativ para se të duelojë sërish.

Për irlandezin mund të jepet një përjashtim duke e lejuar atë të konkurrojë pa pritur gjashtë muaj.

Nëse kjo gjë nuk ndodh, atëherë sfida ndaj Chandler nuk mund të ndodhë deri në tetor.

Në disa postime të reja në Twitter, Conor McGregor bëri shaka në lidhje me interesimin për statusin e tij në USADA. Ai postoi një foto nga pishina, duke uruar fansat për Pashkët. Më pas ai postoi një tjetër mesazh për fansat e tij: “Qëndroni gati për datën“.

E vetmja datë që kemi tani është ajo për premierën e sezonit të ardhshëm të The Ultimate Fighter: Team McGregor vs. Team Chandler. Ai debuton më 30 maj dhe shfaqja përfundon më 15 gusht dhe UFC padyshim që preferon që trajnerët të luftonin mes tyre në një moment afër kësaj date (gusht apo shtator).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat