Sadiku kthehet me medalje të bronztë nga Turqia

Boksi

Sadiku kthehet me medalje të bronztë nga Turqia

Më: 27 prill 2023 Në ora: 23:44
Sadiku

Donjeta Sadiku do të kthehet me medaljen e bronztë nga Turqia në Kosovë.

Në turneun ndërkombëtar të boksit "Çesme", që po mbahet në Izmir të Turqisë, Sadiku është mposhtur nga boksierja vendase, Gizem Ozer, me vendim të gjyqtarëve, i cili është kontestuar nga kampi tonë. 

Para gjysmëfinales Sadiku kishte mposhtur boksieren nga Japonia, Ayava Taguchi. 

Turneu në Turqi është organizuar para Lojërave Evropiane Krakow dhe Malopolska 2023, që mbahen prej 21 qershor deri më 2 korrik në Poloni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat