Tyson Fury provokon rivalët

Boksi

Tyson Fury provokon rivalët

Më: 16 maj 2023 Në ora: 17:40
Tyson Fury

Boksieri britanik Tyson Fury nuk arriti të organizojë dy duele të mëdha në harkun kohor të 7-8 muajve: Fillimisht ndaj patriotit të tij Anthony Joshua vjet në tetor e më pas ndaj ukrainasit Oleksandr Usyk, këtë pranverë.

Duke folur nga Tenerife, boksieri britanik këmbënguli se ai ende dëshiron të përballet me Usyk dhe Joshua, por pyeti nëse rivalët e tij janë të interesuar të përballen me të.

“Do të doja që këto dy duele të ndodhin në të ardhmen.

Do të më pëlqente të ndodhte kjo gjë”, tha Fury për Boxing Social. “Do të doja të dueloja me Oleksandr Usyk dhe Anthony Joshua, por thjesht mendoj se janë ata që nuk duan të duelojnë me mua“, u shpreh më tej boksieri kampion bote në peshën e rëndë.

I pyetur në lidhje me mundësinë e organizimit të një sfide në Arabinë e Madhe, ai shtoi: “Ka shumë gjëra që po ndodhin në Arabinë Saudite me të gjitha këto shuma masive parash që po fliten dhe mendoj se kjo e bëri më të mirën e Usyk.

Tundimi i njëqind milionë apo 75 milionëve në vend që ta zhvillojmë tani në Britaninë e Madhe”.

“Unë nuk mendoj se dikush ka frikë nga dikush në një duel boksi. Lufta ndaj Usyk duhet të ndodhë, duhet të ndodhë këtë vit. Unë mendoj se është një punë e lehtë, do ta godas dhe do ta hedh në dysheme, pastaj unë do të triumfoj dhe do gëzoj në qendër të ringut”, u shpreh Fury. Promotori Bob Arum konfirmoi javën e kaluar se negociatat janë duke u zhvilluar për një duel me Usyk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat