Haxhi Krasniqi: Po e pres me padurim këtë mbrëmje

Boksi

Haxhi Krasniqi: Po e pres me padurim këtë mbrëmje

Më: 18 maj 2023 Në ora: 14:54
Haxhi Krasniqi

Boksieri i mirënjohur Haxhi Krasniqi tregon arsyen pse do të mbajë meçin me 5 gusht në kryeqytetin e Kosovës përkatësisht në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Krasniqi mezi e pret datën 5 gusht që të boksojë para mijëra dashamirëve më të zjarrtë të boksit në stadiumin “Fadil Vokrri”. 

“Si bir i prindërve shqiptarë, si fëmijë i luftës në Kosovë dhe si kampioni i parë botëror, me prejardhje shqiptare, në boksin profesionist, gjithmonë e kam ndjerë obligim të bëj një mbrëmje të madhe të boksit në Prishtinë dhe tani ka ardhur koha, të dashur fansa dhe miq!

Luftën e radhës do ta bëj në stadiumin e futbollit të Prishtinës (Stadiumi “Fadil Vokrri”) më 5 gusht 2023, duke i ofruar një Event të madh atdheut tim.
Unë po e pres me padurim këtë mbrëmje dhe shpresoj që të kem bërë të lumtur edhe shumë prej jush miq të dashur.

Së shpejti do të caktohet edhe kundërshtari nga federatat botërore dhe do ju jeni të informuar edhe për sigurimin e biletave me kohë!”, njofton Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat