Liridon Fazliu me 17 qershor lufton në Belgjikë

Boksi

Liridon Fazliu me 17 qershor lufton në Belgjikë

Më: 23 maj 2023 Në ora: 13:00
Liridon Fazliu

Më 17 qershor në Roosdaal, Vlaams Brabant në Belgjikë do të zhvillohet një event i madh i boksit profesionist ku do të paraqitet edhe boksieri kosovar që jeton dhe vepron në Belgjike, Liridon Fazliu.

Ai për kundërshtar ka kroatin Sandro Stanic, ku edhe beson se do ta mposht, duke i hap kështu mundësinë që sërish të luftoj për titullin belg.

Ndryshe, cekim se në këtë event janë parapa të zhvillohen mbi 10 ndeshje, kurse Matchmaker apo ndërmjetësues kryesor promotori ka caktuar menaxherin shqiptar, Avdyl Salihu.

“Kam filluar me përgatitjet qe 3 muaj më parë dhe tani ato i kam përforcuar duke ushtruar nga 2 herë në ditë. Përgatitjet në përgjithësi po shkojnë mire dhe jam maksimalisht i përgatitur për ndeshjen e ardhshme.

Kundërshtari është Sandro Stanic nga Kroacia dhe sipas asaj që kemi parë nëpërmjet mjeteve të informimit, bëhet fjalë për një bokser të fortë me teknik që lufton me zemër. Ndeshjen e fundit e ka zhvilluar në Belgjikë ku edhe ka nxjerr barazim.

Por unë patjetër duhet ta mposht që të kem perspektiva në këtë sport”, tha Fazliu, duke shtuar “Mbas kësaj fitore do të më hapen dyert edhe njëherë të luftoj për titullin belg. Herën e fundit e humba titullin për një round, por tani nuk do të lejoj të përsëris gabimin.

Mbështetja si gjithnjë pres shumë të madhe. Presim mbi 100 persona të jenë në përkrahje timen ne palestër ndërkohë që dua të zbuloj se tash lindja e djalit i cili ka 1 vjet – Noari më jep edhe më shumë motiv për të triumfuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat