McGregor jep lajmin e madh për tifozët

Boksi

McGregor jep lajmin e madh për tifozët

Më: 26 maj 2023 Në ora: 12:52
McGregor

Conor McGregor premtoi se shumë shpejt do të bëjë një njoftim në lidhje me të ardhmen e tij.

Në mënyrë që “Notorious” të bëjë kthimin e tij në UFC, ish-kampioni i dyfishtë i botës në artet marciale mikse fillimisht do t’i duhet t’i nënshtrohet dy testeve antidoping brenda 6 muajsh para se të rikthehet në kafaz.

Gjithsesi, duket se ky proces i rikthimit po shkon mirë. “Gjërat janë duke shkuar mirë.

Në fund të vitit, jam kthyer në atë kafaz pasi kam konkurruar. Unë jam duke u përgatitur, gati për të shkuar”, u shpreh irlandezi për mediat. Në korrik të këtij viti ai mbush 35 vjeç, ndërkohë që nuk duelon prej gati dy vitesh.

McGregor pret që UFC të shpallë një datë për luftën e tij ndaj Michael Chandler. “Data do të shpallet gjatë “The Ultimate Fighter. Shfaqja do të transmetohet pas disa ditësh në ESPN dhe deri në përfundimin e shfaqjes, ne do të kemi një datë dhe gjithçka të vendosur për fansat”, tha McGregor.

Asgjë nuk është ende zyrtare, por afati kohor aktual, duke supozuar se McGregor në fakt ka filluar testimin, e vendos “Notorious” në krye të kartës pay-per-vieë (PPV) të promovimit të fundvitit në Las Vegas, ku irlandezi i fuqishëm mund të kthehu në habitatin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat