Kosova me pesë boksierë në turneun ndërkombëtar “Miroslav Petroviç”

Boksi

Kosova me pesë boksierë në turneun ndërkombëtar “Miroslav Petroviç”

Më: 31 maj 2023 Në ora: 11:33
Foto ilustrim

Përmes një komunikate në faqen zyrtare, Federata e Boksit të Kosovës (FboxK) ka bërë të ditur se pesë boksierë do ta përfaqësojnë Kosovën në turneun ndërkombëtar “Miroslav Petroviç”.

Kjo do të jetë gara e radhës sipas kalendarit vjetor për FboxK, e cila do të zhvillohet më 2 dhe 3 qershor në Kumanovë, raporton KosovaPress.

Kosova do të jetë pjesëmarrëse në këtë turne mes tre boksierë senior dhe dy të rinj.

Seniorët do të përfaqësohen nga Gentrit Gashi (kategoria 60 kilogramë), Shpetim Bajoku (kategoria 67 kilogram) dhe Patriot Behrami (kategoria 71 kilogramë).

Në anën tjetër, pjesë e të rinjve janë Benjamin Deva (kategoria 48 kilogramë) dhe Sali Hajdaraj (kategoria 60 kilogramë).

Ekipin e boksierëve kosovarë do ta udhëheq selektori Besim Brahimi dhe trajneri Mehmet Haxhani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat