Shpëtim Bajoku gjunjëzon boksierin nga Serbia

Boksi

Shpëtim Bajoku gjunjëzon boksierin nga Serbia

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 11:33
Besim Brahimi e Shpëtim Bajoku

Shpëtim Bajoku ka treguar klasin e tij në turneun ndërkombëtar, që u mbajt në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut. 

Bajoku ka shënuar fitore në finale dhe u shpall tekniku më i mirë i turneut ndërkombëtar “Miroslav Petroviq”.

“Kosova fitoi 5 medalje dhe 1 Kupë në turneun ndërkombëtar.
Shpëtim Bajoku shkëlqeu në finale duke mundur unanimisht boksierin nga Serbia Semiz Aliqiç  dhe u stolis me medalje të artë. 

Ai rrëmbeu kupën si boksieri më teknik i turneut.

Patriot Behrami - medalja e argjendtë dhe 3 medalje të bronzta Gentrit Gashi, Sali Hajdaraj e Benjamin Deva.

Drejtësinë në këtë turne e ndau dhe gjyqtari nga Kosova, Granit Qorri.

Selektori Besim Brahimi dhe trajneri Mehmet Haxhani u ndanë të kënaqur me boksin që treguan boksierët tanë”, njofton Latif Demolli, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat