Botërori i MMA-së në Tiranë

Boksi

Botërori i MMA-së në Tiranë

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 18:49
Pamje nga konferenca

Kampionati Botëror i MMA-së është evenimenti më i madh dhe më i rëndësishëm për Federatën Shqiptare të Ndeshjeve të Lira. Një aktivitet, i cili më 19-26 nëntor do të zhvillohet në Tiranë në sallën olimpike “Feti Borova”.

Për këtë arsye në Tiranë ka ardhur presidenti i Federatës Botërore të MMA-së, Kerrith Brown, i cili në konferencë për shtyp ka treguar se çfarë e ka bindur për t’ia dhënë organizmin Shqipërisë

 “Ne jemi të bindur që Federata Shqiptare e MMA-së do të organizojë një Botëror perfekt. Arritëm në këtë përfundim edhe sepse më 2022-in ne kemi zhvilluar në Serbi Kampionatin Europian dhe si të tillë ishim të mendimit që një shans i tillë i duhet dhënë dhe Shqipërisë, që kishte bërë dy Ballkanikë dhe e meritonte”, nënvizon presidenti i Federatës Botërore të MMA-së

Por cilat janë ato detyra specifike për Federatën Shqiptare të MMA-së për organizimin e këtij Botërori?

 “Federata Shqiptare e MMA-së dhe presidenti i saj Arjan Rizaj janë të aftë për të bërë aktivitetet ndërkombëtare dhe i dinë detyrat e tyre të organizimit. Me mbështetjen tonë dhe të pjesëtarëve të tjerë do t’ia dalë me sukses. Nuk ka nevojë për detyra specifike”, thekson Brown.

A mundet Shqipëria të marrë të tjerë organizime ndërkombëtare?

 “Unë besoj se ky është vetëm fillimi. Mos harroni që do të vijnë mbi 50 shtete nga e gjithë Bota, që do të ndjejnë gjithçka të mirë në Shqipëri. Pas këtij Botërori, gjithçka është e hapur”, ka përfunduar Brown.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat