Bajoku shkatërron boksierin e Serbisë!

Boksi

Bajoku shkatërron boksierin e Serbisë!

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 17:41
Bajoku me dorën lart

Fitore me shumë vlerë, Bajoku “shkatërron” boksierin e Serbisë!

Shpetim Bajoku ka qenë bindës përballë boksierit të Serbisë, Semir Aliçiq, në Kampionatin Ballkanik që ka nisur të mërkurën.

Bajoku ishte më i mirë në tre raundet, në luftën e kategorisë deri 67 kilogramë.

Pasi gjyqtari i ringut shpalli Bajokun fitues, boksieri serb bëri veprim antisportiv. Ai nuk ia zgjati dorën boksierit të Kosovës.

Ballkaniku po mbahet në Albena të Bullgarisë.

Bajoku e pati mposhtur serbin në qershor në një turne në Kumanovë. Luftën e radhës, Bajoku e ka të shtunën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat