Haruni, Lama dhe 11 të tjerë pajisen me certifkata të trajnerit IBA me 1 yll

Boksi

Haruni, Lama dhe 11 të tjerë pajisen me certifkata të trajnerit IBA me 1 yll

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 16:16
Lama e Haruni

Në Shkup, nga 2 deri më 10 nëntor, u mbajt seminari për licencimin e trajnerëve me yll IBA 1 me kryetarin e Komisionit të Instruktorëve të IBA, Gabriele Martelli nga Malta.

Federata Nacionale e Boksit e Maqedonisë ka shpallur rezultatet e kursit të trajnerëve IBA me 1 yll, ku njofton se 13 trajnerë nga 20 kanë marrë licencë.

Trajnerët që kanë përfunduar me sukses kursin dhe kanë kaluar provimet për nivelin e trajnerëve me trajner të nivelit 1 IBA janë:

Naser Haruni, Fisnik Hani, Jasin Lama, Isamedin Abduli, Aleksandar Arsovski, Toni Janevski, Dimitar Tashkov, Samet Salievski, Hristijan Milanoski, Hristijan Mojsovski, Jove Petrovski, Konstantin Stoilkovski dhe Veli Mumin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat