Boksieri shqiptar për 40 sekonda e deklason serbin

Boksi

Boksieri shqiptar për 40 sekonda e deklason serbin

Më: 19 mars 2025 Në ora: 16:33
Mërgim Asani - majtas duke festuar

Mërgim Asani - boksieri me prejardhje nga Shkupi, por që jeton dhe vepron në Vjenë të Austrisë gjatë fundjavës ka arrit një super fitore ndaj boksierit serb Vanja Dujin, duke e mposhtur pas 40 sekondave.

Me triumfin e shpejtë u shpreh i kënaqur vet bokseri shqiptar i cili po paralajmëron një vit të bujshëm.

“Kundërshtari im njihet si një bokser i cili gjatë karrierës ka luftuar me kundërshtar shumë të fuqishëm dhe më të cilët gjithnjë ka përfunduar ndeshjen deri në fund, mirëpo me mua ishte diçka tjetër. Unë me stafin tim vendosëm që nga follimi të sulmojmë dhe arrita që pas disa goditjeve bokseri serb të dërgoj në dysheme.

Me këtë fitore jam shumë i gëzuar dhe falënderoi trajnerin tim Zhelko Vojnoviq si dhe menaxherin tim Dyli Salihu, me të cilin kemi plan sivjet të zhviullojmë edhe dy ndeshje kurse vitin tjetër dua të luftoj në Austri për ndonjë titull internacional”, - tha Asani.

Ndryshe, duhet cekur se Mërgim Asani ka qenë kampion në kick-boks, kurse në boksin profesionist ka tre meçe dhe të gjitha i ka me ndërprerje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat