Boksieri shqiptar gati për sfidën e radhës

Boksi

Boksieri shqiptar gati për sfidën e radhës

Më: 2 prill 2025 Në ora: 19:49
Nelson Hysa

Kampioni shqiptar nga Shkodra vazhdon rrugëtimin drejt majave të boksit botëror, ndërsa për disa ditë në Gjermani ndeshet me kolumbianin, Castillo.

Nelson Hysa, kampioni i Europës në peshat e rënda dhe një nga emrat më premtues të boksit botëror, rikthehet në ring për të vazhduar serinë e tij të jashtëzakonshme të fitoreve.

I renditur i 25-ti në botë dhe i 7-ti në një nga federatat më prestigjioze globale, Hysa po i afrohet gjithnjë e më shumë ëndrrës për të luftuar për titullin kampion bote.

Më 12 prill në Bochum, ai do të përballet me një kundërshtar të pamposhtur, Edwin Daniel Castillo nga Kolumbia, në meçin e tij të 22-të profesional, një duel që mund ta çojë edhe më afër majave të boksit botëror.

Ndërkohë, një mbështetje e madhe i vjen edhe nga sponsorët! Global Immobilien, kompani e fuqishme nga një familje shqiptare nga Dobërdolli i Gostivarit, i bashkohet ekipit të Hysës, duke dëshmuar se sukseset e tij nuk janë vetëm individuale, por edhe një krenari për gjithë kombin shqiptar.

Të gjithë shqiptarët në Gjermani dhe rrethinë, është koha të bashkohemi dhe të mbështesim Nelson Hysën në këtë sfidë të madhe! 12 Prill, një natë ku flamuri kuqezi duhet të dominojë arenën e Bochumit!.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat