Ardian Krasniqi më 26 prill lufton për titullin WBO Intercontinental

Boksi

Ardian Krasniqi më 26 prill lufton për titullin WBO Intercontinental

Më: 5 prill 2025 Në ora: 16:11
Ardian Krasniqi

Boksieri shqiptar, Ardian Krasniqi, këtë muaj zhvillon meçin për të cilin tha se vendos gjithçka.

Ai do të ndeshet me argjentinasin Diego Ramirez për titullin WBO Intercontinental.

“Më 26 prill, në arenën e madhe të Glaspalast Sindelfingen, ngjitem në ring përballë argjentinasit Diego Ramirez – për titullin e madh WBO Intercontinental!

Ky është meçi kryesor i mbrëmjes – dhe aty vendoset gjithçka!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

“Do të luftoj me zemër, me shpirt, me gjithçka që kam – që titulli të qëndrojë në Gjermani, aty ku e ka vendin!”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat