Blerim Ajruli nga Bogovina e Tetovës, gati për mbrëmjen e madhe në Waldmannhalle

Boksi

Blerim Ajruli nga Bogovina e Tetovës, gati për mbrëmjen e madhe në Waldmannhalle

Më: 6 prill 2025 Në ora: 15:47
Blerim Ajruli dhe Gian Tatlici

Talenti në ngritje i kickboksit, Blerim Ajruli nga Bogovina e Tetovës, është gati të ngjitet në ring më 10 maj, në eventin prestigjioz BAC KOK Fight Night 12.

Ai do të përballet në kategorinë deri 61 kg, sipas rregullave K1, kundër Gian Tatlici.

I njohur për disiplinën dhe teknikën e tij të mprehtë, Blerimi synon të tregojë veten dhe të përfaqësojë me krenari jo vetëm palestrën e tij, por edhe vendlindjen.

“Ky është momenti im për të treguar sa kam punuar,” shprehet ai.

Eventi do të zhvillohet në Waldmannhalle dhe do të transmetohet në Prime Fight, Fight+ HD dhe DAZN. Të gjithë bashkëkombësit dhe dashamirët e sportit ftohen ta mbështesin Blerimin në këtë sfidë të rëndësishme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat