Chris Eubank dhe Conor Benn premtojnë spektakël në ring

Boksi

Chris Eubank dhe Conor Benn premtojnë spektakël në ring

Më: 15 prill 2025 Në ora: 13:27
Pamje

Më 26 prill, në stadiumin e Tottenham në Londër, do të zhvillohet dueli i madh për peshën e mesme mes boksierëve britanik Chris Eubank Jr dhe Conor Benn. Një përballje që pritet me interes, sidomos pas ngjarjeve të fundit.

Incidentet e një muaji më parë, kur dolën dy herë “ballë për ballë” brenda pak ditësh në konferencën për shtyp, kanë rritur interesimin. Në njërin nga ato takime, Eubank goditi me vezë në fytyrë Benn dhe për këtë u gjobit me 100 mijë euro.

Dy boksierët kanë hyrë në fazën e fundit të përgatitjeve duke u shprehur se janë gati dhe në formë për këtë duel. Një përballje që duhej të ishte zhvilluar në vitin 2022, por asokohe Benn doli pozitiv dhe u pezullua.

“Mendoj për duelin dhe jo për gjobën, me atë çështje po punojnë avokatët.

Tani jam gati, jam përgatitur mirë dhe do t’i tregoj Conor se sa vlej unë dhe sa vlen ai”, tha Eubank Jr, 34 fitore e 3 humbje në ring.

Nga ana e tij, Conor Benn, ende i pamposhtur në ring (23 fitore e asnjë humbje) replikoi: “Ka një arsye që jam i pamposhtur dhe do të qëndroj i tillë. Jam gati dhe do të hakmerrem për atë gjest që bëri në konferencë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat