Boksieri i ri Leo Mountain (18 vjeç) humbi jetën tragjikisht kur u përplas nga një kamion në Morecambe të Anglisë në orët e para të mëngjesit të së dielës.
“Leo Mountain u godit nga një kamion i rëndë në Bay Gateway në Morecambe, rreth orës 3 të mëngjesit të dielën”, shkruan tabloidi britanim “The Sun”.
Ambulanca kishte arritur në vendngjarje, por boksieri i ri nuk mundi të shpëtohej.
Për këtë boksier parashikohej një karrierë e shkëlqyeshme, i cili në moshën 18 - vjeçare dhe në shtator të vitit 2024 u bë kampion rajonal.
Në një postim në Facebook, klubi i tij shkroi se Leo kishte "zemrën e një kampioni brenda dhe jashtë ringut".