Donjeta Sadiku e artë në Poloni

Boksi

Donjeta Sadiku e artë në Poloni

Më: 16 maj 2025 Në ora: 18:40
Donjeta Sadiku

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, e ka fituar medaljen e artë në turneun elitar  “Feliks Stamm”, që të premten përfundoi në Varshavë të Polonisë.

Donjeta u shpall kampione në kategorinë deri 60 kilogramë.

Në finalen e fortë e mposhti boksieren e Britanisë së Madhe, Elise Glynn.

Raundi i parë ishte i barabartë. Tre gjyqtarë e vlerësuan britaniken fituese, ndërsa dy Donjetën.

Por cilësia ishte në anën e Donjetës dhe ajo këtë e dëshmoi në raundin e dytë, të cilin e fitoi bindshëm. Ndërkohë dominoi plotësisht edhe në raundin e tretë për ta fituar në fund medaljen e artë. Glynn kishte përparësi në gjatësi, por Donjeta ishte superiore sa i takon boksit të ofruar dhe nuk hasi në telashe.

Rezultati ishte 5:0 në të mirë të Donjetës, që kështu vazhdon me suksese në boksin amator.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat