E rëndë, 26-vjeçari shqiptar humb ndjenjat dhe nxirret nga ringu me barelë

Boksi

E rëndë, 26-vjeçari shqiptar humb ndjenjat dhe nxirret nga ringu me barelë

Më: 18 maj 2025 Në ora: 18:39
Arijan Topallaj

Mbrëmjen e djeshme, luftëtari shqiptar Arijan Topallaj është përballur me Denis Frimpong në garën ekstreme në kafaz.

Përballja e MMA në “Oktagon” nuk ka shkuar aspak mirë për 26-vjeçarin shqiptar.

Topallaj ka humbur vetëdijen mbrëmjen e djeshme në dyluftimin ndaj ganezit.

Djaloshi shqiptar u mund me nokaut teknik dhe u detyra të dërgohej në spital duke dalë nga ringu me barelë.

Por për fat të mirë, raportohet se gjendja e Arijan Topallajt të jetë e stabilizuar.

Frimpong zhvilloi një paraqitje shumë të mirë dhe të fortë kundrejt luftëtarit shqiptar, ku si pasojë ky i fundit humbi dhe ndjenjat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat