Anuar Imeri, kampion i Maqedonisë

Boksi

Anuar Imeri, kampion i Maqedonisë

Më: 3 qershor 2025 Në ora: 11:36
Anuar Imeri

Boksieri i talentuar nga Kumanova, Anuar Imeri, anëtar i KB “Fajter Iliri” është shpallur kampion i Maqedonisë në konkurrencën e  juniorëve.

Ai në kategorinë deri më 57 kg deklasoi Luka Paceskin (Çigra) me rezultat 3-0.

Mecet finale të Kampionatit shtetëror individual në boks për kadetë, junior të rinj dhe senior u zhvillua në Petrovec të Shkupit.

Ky është një sukses i madh për talentin e boksit nga Kumanova, Anuar Imeri, i cili ëndërron majat e boksit botëror. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat