Pantoja konfirmohet kampion bote

Boksi

Pantoja konfirmohet kampion bote

Më: 29 qershor 2025 Në ora: 11:53
Pamje nga meçi

Braziliani Alexandre Pantoja mbron titullin e peshës “flyweight” (pesha 52-57kg) në artet marciale mikse.

Në eventin UFC-317 zhvilluar sot në Las Vegas, ai mundi me “submission” neo-zelandezin Kai-Kara France.

Një duel i ndalur në raundin e tretë, me Pantoja që pati epërsi shumicën e kohës, duke korrur suksesin e 30-të në karrierë (ka edhe 5 humbje). Ndërsa për France kjo ishte humbja e 12-të në karrierë, ku ka edhe 25 fitore e 1 duel pa rezultat.

Për Pantoja kjo është hera e katërt që mbron titullin e një Divizioni ku prej disa vitesh është tashmë kampion i padiskutueshëm. Kai-Kara France nuk pati shumë mundësi të rivalizojë, duke u detyruar në fund të pranojë humbjen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat