Conor McGregor shpërthen ndaj Khabib Nurmagomedov, kjo është arsyeja

Boksi

Conor McGregor shpërthen ndaj Khabib Nurmagomedov, kjo është arsyeja

Më: 23 korrik 2025 Në ora: 15:37
McGregor e Khabibi

Conor McGregor ka ringjallur rivalitetin e tij të vjetër me Khabib Nurmagomedov, duke sulmuar rusin në një postim tashmë të fshirë në platformën X (ish-Twitter).

Nurmagomedov dhe McGregor dikur ishin të përfshirë në një përplasje të ashpër, e cila shpërtheu kur McGregor sulmoi zonën prapa skenave të ndeshjes së Khabibit me Al Iaquinta në Barclays Center, në prill të vitit 2018.

Ish-kampioni i peshave të lehta dhe pendël, McGregor, hodhi një karrocë metalike (dolly) drejt një autobusi që po transportonte Khabibin dhe ekipin e tij.

Përplasja vazhdoi të intensifikohej dhe përfundoi në UFC 229, ku Nurmagomedov mposhti McGregorin me “submission” në një ndeshje për titullin e peshave të lehta.

Shtatë vite pas këtij dueli – i cili mbetet eventi më i ndjekur në histori të UFC në sistemin pay-per-view – urrejtja mes tyre ende nuk është shuar.

Së fundmi, në një intervistë me gazetarin rus Adam Zubayraev, Khabibi hodhi një thumb ndaj McGregorit kur u pyet për kampionin aktual të peshave të lehta, Ilia Topuria.

“A mund të jetë Ilia Topuria Conor-i i ardhshëm? Jo, është një djalë i mirë,” tha Nurmagomedov. “E sheh që po përpiqet të bëhet dikush..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat