Aziz Salihu diagnostifikohet me këtë sëmundje!

Boksi

Aziz Salihu diagnostifikohet me këtë sëmundje!

Nga: K.G. Më: 6 gusht 2025 Në ora: 20:07
Aziz Salihu

Fituesi i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984, legjenda e boksit Aziz Salihu, ësthl diagnostifikuar me sëmundjen e Alzheimerit.

Lajmin e ka bërë të ditur vajza e tij, këngëtarja e mirënjohur Monika.

Kryetari i klubit të boksit Prishtina po përballet me një sfidë të vështirë.  

“ Dua ta ndaj me ju dhimbjen, babi (ZIzi olimpiku) është diagnostifikuar me sëmundjen e Alzheimer.

Kemi qenël gjithmonmë bashkë si familje dhe do t'jemi sa të kemi jetë.

Sprovat janë për çdo derë për çdo shtëpi. Nuk mund të gënjej për dhimbjen se nuk është vetëm prindi im por vet jeta.

Unë jam dhe do të vdes si qika e boksierit. Aziz Salihu sa e ka dasht familjen e vet e ka dasht Kosovën dhe popullin. Edhe sot ju don me shpirt edhe pse sot ai është ndryshe”, ka shkruar Monika në instragram.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat