Du Plessis dhe Chimaev garantojnë spektakël

Boksi

Du Plessis dhe Chimaev garantojnë spektakël

Më: 14 gusht 2025 Në ora: 11:50
Plessis dhe Chimaev

Në Çikago, do të zhvillohet këtë fundjavë eventi UFC-319 në artet marciale mikse (MMA). Një event që pritet me interes për shkak të sfidës kryesore, asaj mes Dricus du Plessis dhe Khamzat Chimaev, në peshën e mesme.

Afrikano-jugori Du Plessis (23 fitore e 2 humbje në kafaz) do të mbrojë titullin kampion bote që ka fituar dy vite më parë. Për të është hera e tretë që do të mbrojë kurorën, ndaj një rivali shumë të vështirë.

Rusi Khamzat Chimaev është i pamposhtur në kafaz (14 fitore në karrierë). Ai ka mundur mjaft ikona të këtij Divizioni dhe do të kërkojë për herë të parë titullin kampion në peshën e mesme, një duel që nuk ka favoritë.

Gjithsej janë 14 duele që do të zhvillohen në këtë event, ku në kafaz do të ngjitet edhe ish-kampionia e botës Jessica Andrade.

UFC-319, duelet kryesore

Dricus du Plessis – Khamzat Chimaev

Lerone Murphy – Aaron Pico

Geoff Neal – Carlos Prates

Jared Cannonier – Michale Page

Tim Elliot – Kai Asakura

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat