Aksidenti tragjik me makinë i mori jetën boksierit shqiptar

Boksi

Aksidenti tragjik me makinë i mori jetën boksierit shqiptar

Më: 21 gusht 2025 Në ora: 17:13
Edi Nasufi

Boksi i Maqedonisë është në zi, për humbjen e njërit prej boksierëve të rinj më premtues.

Aksidenti tragjik me makinë i mori jetën 19-vjeçarit Edi Nasufi!

Një talent i madh që kishte bërë paraqitje tashmë për ekipin e Maqedonisë në disa kategori të të rriturve.

Nasufi, i cili vjen nga fshati Veleshtë i Strugës, ishte pjesë e klubit të boksit Sindi dhe konsiderohej e ardhmja e boksit të Maqedonisë së Veriut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat