Agim Aliu takon legjendën e boksit Zahir Shabanin

Boksi

Agim Aliu takon legjendën e boksit Zahir Shabanin

Nga: K.G. Më: 27 gusht 2025 Në ora: 12:55
Zahir Shabani e Agim Aliu

Zahir Shabani i takon gjeneratës së artë të klubit të boksit Prishtina, pesë herë kampion e gjashtë herë nënkampion i ish Jugosllavisë.

Shabani ka qenë kampion për junior i ish Jugosllavisë dhe kampion i Kosovës.

Agim Aliu, kryetar i komunës së Ferizajt, sot e ka takuar Shabanin ku diskutuan për sportin në tërësi. 

Vitin që e lamë pas Shabani është nderuar me Çmimin për “Vepër Jetësore” nga Komuna e Ferizajt. 

“Kafja e mëngjesit, shijoi më shumë sot me bisedën e këndshme me legjendën e boksit të Kosovës, të papërsëritshmin e vlerëplotin sportist kampion, ferizajasin e shquar, Zahir Shabani":,- ka shkruar Aliu në profilin e tij në facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat