Legjenda e boksit botëror, Luan Krasniqi, kujton një ngjarje para 20 viteve.
Krasniqi, krenaria e shqiptarëve, thotë se fati nuk ishte në anën e tij para 20 viteve.
“Sot mbushen 20 vjet nga ajo mbrëmje historike, kur u futa në ring për titull kampion bote kundër Lamon Brewster.
Vitet kanë kaluar me shpejtësi, më duket sikur ka ndodhur dje.
Fati atëherë nuk ishte në anën time, por krenaria dhe emocionet e asaj nate do të mbeten përgjithmonë pjesë e historisë sime.
Dua t’i falënderoj nga zemra të gjithë ata që më kanë përkrahur dhe që kanë qenë pranë meje gjatë gjithë këtyre viteve.
Pa ju, ky rrugëtim nuk do të kishte qenë i njëjtë – ju jeni forca dhe motivimi im i madh!”, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në facebook.