Klubi i boksit Prishtina u bë kampion për herë të pestë në ish Jugosllavi në vitin 1984!
Gjenerata e artë e Prishtinës, në krye me Xhevdet Pecin, Sami Buzollin, Nysret Rexhepin, Afrim Majancin, Fatmir Makollin, Muharrem Gjocajn, Qamil Pajazitin, Abedin Likën, Agim Latifin, Muharrem Gjocajn, ishin si “Lybeten” për klubin serb Smederava.
Prishtina e kishte demoluar me rezultat 15:5 Smederëven, në maçin që ishte zhvilluar me 14 tetor të vitit 1984.
Afrim Majanci boksonte në kategorinë e lehtë dhe u nda baras (1:1) në përballje me serbin Spasiq.
Majanci pati një kundërshtar shumë të fortë, por barazimi i tij nuk çoi peshë për faktin se trimat tjerë demoluan rivalët.
Pas javës së 10-të në Ligën e Parë federative. Prishtina kryesonte me 13 pikë sa kishte edhe Sllavia e Banjallukës në vend të dytë.
Në fund të edicionit Prishtina doli kampion i ri.
Rezultatet
Mizë: Lika - Vlajkoviq 2:0 (dorëzim rundi i dytë)
Bantam: Pajaziti - Simiq 0:2 (pa luftë)
Pendël: Buzolli - Knezheviq 2:0
E lehtë: Majanci - Spasiq 1:1
Gjysmë: Velter Hajdini - Raiçkoviq 2:0
Velter: Latifi - Saviq 2:0
Gjysmë e mesme: Makolli - Mirkoviq 0:2
E mesme: Rexhepi - Nenadoviq 2:0
Gjysmë e rëndë: Gjocaj - Ristiq 2:0 (lëndim në rundin e dytë)
E rëndë: Peci - Danbiq 2:0 (dorëzim rundi në e parë)