Zahir Shabani me Prishtinën e famshme shkatërruan Pelisterin!

Boksi

Zahir Shabani me Prishtinën e famshme shkatërruan Pelisterin!

Nga: K.Goca Më: 24 tetor 2025 Në ora: 14:56
Zahir Shabani

Sukseset e klubit të boksit Prishtina edhe sot janë të ngulitura në kokën e gjeneratës së vjetër dhe të mesme.

Sukseset e Prishtinës janë të papërsëritshme.

Pesë herë kampion dhe gjashtë nënkampion i ish Jugosllavisë.

Më 16 prill të vitit 1988, në Qendrën e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, para 2 mijë shikuesve, Pelisteri i

Manastirit pësoi fiasko nga Prishtina, me rezultat 14:6.

Zahir Shabani me shokë i dhanë leksion klubit maqedonas. 

Shabani e kreu punën në rundin e parë duke e demoluar Rrahmanin, ky i fundit u dorëzua.

Shabani kishte treguar teknik të lartë e të papërballueshme për rivalin.

Pas javës së gjashtë në Ligën e Parë ish jugosllave, Prishtina renditej në vend të tretë me 8 pikë, dy më pak se lideri Radnçiki i Beogradit dhe Rijeka.

Prishtina – Pelisteri 14:6

Mizë: Ali Ndrecaj - Demirov 2:0 (diskualifikim III)
Bantam: Abedin Lika - Beumba 0:2
Pendël: Sami Buzolli - Kerimov 0:2
E lehtë: Afrim Majanci - Rrustemov 2:0
Gjysmë velter: Skënder Hajdini - Sh. Haziri 2:0
Velter: Zahir Shabani - Rrahmani 2:0 (dorëzim I)
Gjysmë e mesme: Agim Latifi 2:0 pa luftë
E mesme: Fatmir Makolli - Sadikovski 2:0 (nokaut II)
Gjysmë e rëndë: Izet Igrishta - Gjokiq 0:2 (dorëzim I)
E rëndë Aziz Salihu - Vujoviq 2:0

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat