Boksieri rrezikon 33 vite burg

Boksi

Boksieri rrezikon 33 vite burg

Më: 6 nëntor 2025 Në ora: 11:45
Foto ilustrim

Boksieri britanik, Ross Kitchen, 33 vjeç, rrezikon deri në 33 vite burg në Turqi pas një sulmi të dhunshëm ndaj një taksisti në Stamboll.

Ngjarja ndodhi më 14 prill, në zonën e Eyüpsultan, pasi taksisti Kadir Bicer, 56 vjeç, e kishte marrë Kitchen nga aeroporti për ta çuar në qytet.

Sipas raportimeve të mediave turke, gjatë udhëtimit boksieri humbi kontrollin dhe u përpoq t’i kafshonte hundën shoferit, duke e goditur në mënyrë të përsëritur.

Image

Kadir Bicer

Sipas prokurorisë, ai akuzohet për “sulm të qëllimshëm me pasoja të rënda fizike dhe ndjenja monstruoze” si dhe për “grabitje të rënduar”. Bicer mbeti në gjendje kritike dhe vijon të luftojë për jetën.

Para gjykatës, Kitchen deklaroi se kishte vepruar nga frika, duke pretenduar se mendonte se po rrëmbehej:

“Nuk ndihesha mirë as para se të vija në Turqi.

Mendova se po më rrëmbenin, prandaj sulmova,” tha ai, duke shtuar se vuan nga sulme paniku.

Rasti ka shkaktuar tronditje të madhe në opinionin turk, ndërsa autoritetet theksojnë se po e trajtojnë ngjarjen si një akt dhune të jashtëzakonshëm. Vendimi përfundimtar i gjykatës pritet në javët e ardhshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat