Luan Krasniqi për Nazif Gashin: Kampion në ring dhe zemërbardhë

Boksi

Luan Krasniqi për Nazif Gashin: Kampion në ring dhe zemërbardhë

Më: 10 dhjetor 2025 Në ora: 22:24
Nazif Gashi

Legjenda e boksit botëror, Luan Krasniqi, është i pikëlluar me lajmin se legjenda e boksit të Kosovës, Nazif Gashi, ka ikë në amshim.

Krasniqi ka shpreh ngushëllime duke thënë se Gashi ishte një kampion i ringut.

“Me pikëllim të madh morëm lajmin për ndarjen nga jeta të boksierit të madh, Nazif Gashi.

Ai ishte kampion në ring dhe në jetë - njeri i mirë, zemërbardhë dhe i paharrueshëm.

Unë, Luan Krasniqi, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Gashi dhe për gjithë komunitetin sportiv që humbi një figurë të jashtëzakonshme.

Zoti e shpërbleftë me xhenet.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”, ka shkruar Krasniqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat