Një prej boksierëve më të mirë në botë, Terence Craword është pensionuar nga boksi profesionist.
Vendimi vjen vetëm tre muaj pas fitores epike ndaj Canelo Alvarez.
38-vjeçari i “var” dorezat në muri si i pamposhtur në karrierën e tij profesionale.
“Po tërhiqem nga garat, jo sepse kam mbaruar së luftuari, por sepse kam fituar një lloj beteje. Një betejë ku largohesh sipas dëshirave tua”, ka shkruar boksieri në rrjetet sociale
Craword gjatë karrierës së tij zhvilloi 42 meçe dhe fitoi në të gjitha, 30-të prej tyre me nokaut.