Sportisti hidhet në lumë, por nuk del i gjallë 

Boksi

Sportisti hidhet në lumë, por nuk del i gjallë 

Nga: K.G. Më: 17 dhjetor 2025 Në ora: 14:13
Geronimo dos Santos

Veterani brazilian i MMA-së, Geronimo dos Santos, humbi jetën tragjikisht.

Sportisti kishte shkuar për të notuar në njërin nga lumenjtë më të mëdhenj në botë në Rio Negro në Amazonë.

Pasi u hodh në ujë, ai nuk u kthye më në sipërfaqe.

Sipas mediave lokale braziliane, trupi i tij u zbulua të hënën në mëngjes, më 15 dhjetor, kur zhytësit nga departamenti i zjarrfikësve të Amazonës e gjetën të bllokuar nën shkëmbinj në fund të lumit.

Dos Santos, me nofkën "Mondragon", ishte një luftëtar me përvojë në peshën e rëndë. 

Ai pati 72 ndeshje profesionale MMA, duke fituar 45 prej tyre.

Ai garoi për herë të fundit në prill të këtij viti.

Ai e nokautoi veteranin e famshëm të UFC-së, Aleksei Olejnik, në raundin e parë, gjë që u konsiderua si një nga befasitë më të mëdha të sezonit.

Vdekja e 45-vjeçarit brazilian ka tronditur komunitetin e MMA-së në të gjithë botën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat