Legjenda botërore e boksit, Luan Krasniqi, ka befasuar me fjalë për dy personalitetet e Kosovës, presidentin historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova dhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti.
Çfarë shkruan Krasniqin për këta dy personalitetet e Kosovës?
“Ibrahim Rugova mbetet arkitekti i pavarësisë së Kosovës, njeriu që me urtësinë e tij të pafund na mësoi se liria fitohet edhe me mençuri, jo vetëm me sakrificë.

Presidenti historik Ibrahim Rugova dhe Luan Krasniqi
Urtësia e tij ishte një dritë që e udhëhoqi kombin tonë në ditët më të vështira – një dritë e pakrahasueshme, që do të mbetet përgjithmonë.
Sot, në një kohë të re, Albin Kurti i ka kthyer Kosovës dinjitetin, besimin dhe shpresën.

Luan Krasniqi e kryeministri në detyrë Albin Kurti
Ai po i sjell vendit të mira të prekshme e të mëdha, duke dëshmuar se edhe ëndrrat e papërfunduara mund të vazhdojnë me vendosmëri dhe vizion.
Kjo është epoka e Albin Kurtit. Lum Kosova që e ka – dhe lum ne që jemi dëshmitarë të këtij kapitulli të ri”, ka shkruar legjenda e boksit botëror në profilin e tij në facebook.