Boksieri Anthony Joshua përfshihet në aksident me makinë në Nigeri, raportohen dy viktima

Boksi

Boksieri Anthony Joshua përfshihet në aksident me makinë në Nigeri, raportohen dy viktima

Më: 29 dhjetor 2025 Në ora: 14:25
Anthony Joshua

Autoritetet nigeriane thonë se boksieri britanik i peshave të rënda, Anthony Joshua, ka qenë i përfshirë në një aksident automobilistik në autostradën Ogun–Lagos.

36-vjeçari ka rrënjë familjare në Sagamu, një qytet në shtetin Ogun, në jugperëndim të Nigerisë.

Policia i ka konfirmuar BBC-së se Joshua ka pësuar lëndime të lehta, por është “mirë”.

Komanda e Policisë së Shtetit Ogun, konfirmoi se dy persona kanë vdekur në aksidentin ku u plagos edhe Anthony Joshua. Joshua dhe personat e tjerë të lënduar janë dërguar në “një spital të paidentifikuar”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat