Profesoresha që po habit botën, kthehet në ringun e boksit vetëm 10 muaj pas lindjes së djalit

Boksi

Profesoresha që po habit botën, kthehet në ringun e boksit vetëm 10 muaj pas lindjes së djalit

Nga: K.G. Më: 3 janar 2026 Në ora: 23:17
Ebanie Bridges

Boksierja australiane, profesoresha Ebanie Bridges, ka tërhequr vëmendje të madhe të publikut dhe mediave gjatë peshimit zyrtar para maçit të saj (nesër) kundër Alexis Araiza.

Ajo u shfaq me të brendshme rozë, duke dëshmuar vetëbesim dhe formë të shkëlqyer fizike, vetëm dhjetë muaj pasi solli në jetë djalin e saj, Ezerra Ray.

Bridges, ish-kampione bote e IBF në peshën bantam, rikthehet në ring pas një pauze të gjatë. Meçin e fundit e zhvilloi në dhjetor të vitit 2023, kur u mposht nga japonezja Miyo Yoshida.

Rikthimi i saj ka ngjallur reagime të shumta, pasi përveçse sportiste elitare, Ebanie Bridges është edhe profesoreshë, duke u shndërruar në një shembull frymëzues të balancimit mes karrierës, amësisë dhe sportit të nivelit të lartë.

Kthimi i saj në San Juan shënon paraqitjen e saj të parë pasi iu dha leja pas lindjes.

Edhe pse momentet e saj të peshimit shpesh kanë tërhequr më shumë vëmendje sesa vetë meçi, Bridges thekson se përpjekja për t'u rikthyer në formë dhe për të vazhduar karrierën e saj profesionale është motivimi i saj kryesor.

"Po kthehem në ring me një motivim të ri. Kam një djalë të mrekullueshëm që do të ulet pranë meje në ring dhe kjo më jep forcë shtesë", tha boksierja.

Peshimi me të brendshme është bërë shenja dalluese e saj, dhe rikthimi në ring vetëm dhjetë muaj pas lindjes e ka rikthyer Bridges në qendër të vëmendjes së botës së boksit.

Nëse ajo fiton ndaj Araize, shumë besojnë se kjo mund t'i hapë derën për meçe të mëdha dhe mundësi të reja për të provuar veten në boksin profesional.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat