Organizim i spektaklit të boksit profesionist në Preshevë

Boksi

Organizim i spektaklit të boksit profesionist në Preshevë

Më: 21 shkurt 2026 Në ora: 12:23
Pamje nga takimi

Gjatë fundjavës kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka pritur në kabinetin e tyre promotorin e boksit profesionist, Avdyl Salihu, trajnerin Enver Salihu, Burim Ameti si dhe Mizen Hetemi, ky i fundit edhe prindi i  kampionit Ali Hetemi i cili vitin e kaluar fitoi titullin ËBF Ëorld. 

Shkak i takimit ka qenë mbështetja e sportistëve si dhe Salihu ka kërkuar mbështetje nga Komuna dhe afaristet e këtij vendi që këtë vit te zhvillohet një event i boksit profesionist në Preshevë, i pari i këtij lloji në Luginë.

“Falënderojmë Kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani për pritjen e bukur, ku gjatë takimit biseduam për boksierat me prejardhje nga Presheva e që luftojnë me sukses në ringjet e boksit ne Evrope dhe dëshirës se tyre që një dite të ngjiten në ringun e Preshevës.

Aty prezantuam edhe boksierin tonë Ali Hetemi i cili është kampion ne WBF dhe planit tone që këtë vit atij ti japim mundësin të luftoj në Preshevë për një titull ndërkombëtar. Ideja u prit shumë mirë dhe presim ne ditët e ardhshme të njoftohemi rreth mundësive”, tha Salihu.

ana tjetër, kabineti pas takimit kishte dal me njoftim . “Komuna e Preshevës ka sportistë kampionë, këtë e dëshmon edhe takimi i sotëm me Mizan Hetemin, prindin e boksierit tonë nga Presheva, Ali Hetemi, kampion në WBF dhe Intercontinental Champion.

Delegacionin e udhëhoqi promotori i boksit, z. Avdyl Salihu, ndërsa pjesë e tij ishin edhe Enver Salihu dhe Burim Ahmeti. Presheva ka talent dhe kampionë që e përfaqësojnë seriozisht qytetin tonë në arenën ndërkombëtare.

Përkrahja ndaj sportistëve tanë është mbështetje për rezultate konkrete, zhvillim sportiv dhe motivim për gjeneratat e reja”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat