Ronda Rousey rikthehet në kafaz pas 10 vitesh

Boksi

Ronda Rousey rikthehet në kafaz pas 10 vitesh

Më: 25 shkurt 2026 Në ora: 12:56
Ronda Rousey

Ikona e arteve marciale mikse Ronda Rousey, ka befasuar të gjithë me deklaratën për një rikthim të saj në kafaz më vonë këtë vit, 10 vjet nga sfida e saj e fundit.

Ka kaluar pothuajse një dekadë që kur Rousey dueloi për herë të fundit në UFC.

Rousey, 12 fitore e 2 humbje në karrierë, do të zhvillojë ndeshjen e saj të parë MMA që nga viti 2016 kur do të ndeshet me Gina Carano (7 fitore e 1 humbje në karrierë), më 16 maj, në Los Anxhelos.

Rousey është një ikonë dhe pionere në këtë sport (u largua pas dy humbjeve), me një karrierë rekord si luftëtarja e parë dhe më dominuese femër e UFC-së dhe kampione e peshave bantamweight (pesha deri 62kg).

Ajo ishte gruaja e parë e futur në “Hall of Fame” të UFC-së dhe katapultoi divizionin e WWE të grave drejt ngjarjes së parë kryesore të WrestleMania në histori. Kthimi i saj në kafaz në një duel ndaj Carano do të zhvillohet në peshën 74kg.

Ky event, organizuar nga Most Valuable Promotions, do të sanksionohet profesionalisht sipas rregullave të unifikuara të MMA-së dhe do të zhvillohet gjatë pesë raundeve pesëminutëshe duke përdorur doreza 4oz, brenda një kafazi gjashtëkëndor.

“Kam pritur kaq gjatë për ta njoftuar këtë: Unë dhe Gina Carano do të përballemi në super-ndeshjen më të madhe në historinë e sporteve luftarake të grave“, tha Rousey.

“Kjo është për të gjithë fansat e MMA-së të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen. Do të ketë edhe më shumë… shumë më tepër“, shtoi Rousey, tashmë 39-vjeçare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat