Donjeta Sadiku kualifikohet në gjysmëfinale dhe i siguron medalje Kosovës

Boksi

Donjeta Sadiku kualifikohet në gjysmëfinale dhe i siguron medalje Kosovës

Më: 26 shkurt 2026 Në ora: 22:47
Boksierja Donjeta Sadiku - djathtas

Boksierja Donjeta Sadiku ka fituar edhe meçin e dytë në turneun prestigjioz të boksit amator “Strangja”, që po mbahet në Sofje.

Me një paraqitje shumë të mirë, Sadiku siguroi kalimin në gjysmëfinale në kategorinë deri në 60 kilogramë.

Ajo e mposhti ukrainasen Veronika Korets me rezultat të pastër 5:0.

Me këtë fitore, Donjeta tashmë ka siguruar medalje, por synimi i saj mbetet medalja e artë.

Vitin e kaluar ajo triumfoi në këtë turne, i cili njihet si më i vjetri në boksin amator në Evropë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat