Oleksandr Usyk ka zbuluar se po planifikon të zhvillojë edhe tre meçe të tjera para se të tërhiqet përfundimisht nga boksi profesionist.
Boksieri më i mirë në botë, pavarësisht nga kategoria e peshës, ishte për herë të fundit në ring korrikun e kaluar, në një ndeshje rimeç kundër Daniel Dubois.
Pas këtij meçi, pati spekulime se ai mund të tërhiqej sepse kishte arritur gjithçka që mund të arrihej në këtë sport. Megjithatë, në fillim të këtij muaji u njoftua se Usyk do të mbrojë titullin e tij botëror në peshën e rëndë sipas WBC kundër legjendës së kikboksit Ric Verhoeven.
Edhe pse meçi me Verhoeven më 23 maj është shpallur si një ngjarje e madhe sportive, 39-vjeçari ukrainas pritet ta mposhtë luftëtarin holandez pa shumë probleme.
Ndërsa i afrohet fundit të karrierës së tij, Usyk ka paraqitur një plan sipas të cilit synon të zhvillojë edhe tre meçe të tjera.
"Dëgjoni, i pari është Rico, i dyti është fituesi i meçit midis Fabio Wardley dhe Dubois, dhe meçi i tretë është me mikun tim, 'barkun e pangopur' Tyson Fury," tha Usyk për “Inside The Ring”..