Përballje e çmendur Wilder – Chisora, ja kush fiton

Boksi

Përballje e çmendur Wilder – Chisora, ja kush fiton

Nga: K.Goca Më: 5 prill 2026 Në ora: 01:34
Pamje nga meçi

Boksieri amerikan, Deontay Wilder, fitoi me vendim të gjyqtarëve ndaj britanikut Derek Chisorës pas 12 raundesh në “O2 Arena” të Londrës.

Wilder fitoi me pikët 115:111 dhe 115:113, ndërsa një gjyqtar e vlerësoi maçin 115:112 në favor të Chisorës. 

Wilder tash kërkon një meç për titull bote.

“Dua t’i falënderoj të gjithë ata që erdhën sonte.

Londër, ju patë se çfarë do të thotë fuqi e vërtetë.

Falënderoj Derekun, duhet të shkojmë për peshkim në Alabama.

Pa asnjë dyshim do të kem edhe një tjetër tentativë për titullin botëror.

Derek dha goditje të mira dhe unë i përballova si një mbret.

Mu desh kohë për t’u shëruar, por jam kthyer dhe jam më i mirë çdo herë. Çfarë nate argëtuese ishte sonte.

Kisha një kundërshtar shumë të fortë dhe të qëndrueshëm.

Ai dha gjithçka dhe i thashë se nuk dua ta lëndoj në ring.

Nuk desha të shkoja shumë fort dhe u kujdesa për të sonte për hir të fëmijëve të tij.

I dua fëmijët e mi, po vij në shtëpi dhe mezi pres t’ju shoh”, tha Wilder.

Chisora e kishte bërë të qartë se meçi i tij i 50-të do të ishte i fundit. 

Chisora pas meçit tha: “Nëse nuk do të dilja jashtë litarëve, do ta kisha fituar atë meç.

Zonja shefe është këtu, ajo më thotë se kjo ishte ndeshja ime e fundit.

Shoku im Glen më bëri një dhuratë shumë të bukur, ai është një nga miqtë e mi shumë të mirë, më bëri një dhuratë nga Five Guys, një rrip nga vendi i hamburgerëve.

Unë dola nga ringu… dëgjoni, kjo është ajo që është.

Do të shkoj në shtëpi dhe do të shoh çfarë po ndodh.

Ju faleminderit shumë, e vlerësoj shumë këtë. E di pse e humba ndeshjen.

Kam ardhur këtu kur isha 16 vjeç, kam pasur probleme dhe kam filluar boksin.

Nuk e dija se do të bëhesha i varur prej tij”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat