Djaloshi i hekurt nga Gradeci i Gostivarit nuk ka ndërmend të ndalet.
Sot në eventin e mbajtur në Tiranë, Benjamin Imeri mundi Nkululeko Mhlongo, nga Afrika e Jugut, duke regjistruar fitoren e 14 në po aq duele në boksin profesionist.
“14-0-0 Elhamdulilah ”, shkruan në postimin e tij pas përballjes së sotme Imeri në rrjetet sociale, duke falënderuar Zotin për sukseset e vazhdueshme.
Kështu vazhdon seria e fitoreve për “The Bomber” që me mbështetjen e sponsorit Global Immobielen dhe boksierit të sukseshëm shqiptar, Nelson Hysa ka për qëllim ngritje sa më të madhë në ranglistat botërore.