Ish-luftëtari i UFC-së, Mark Hunt, është gjendur në qendër të një skandali të madh në Australi, pasi u arrestua me akuza për dhunë në familje dhe kërcënime ndaj një gruaje.
Sipas mediave lokale, sportisti i njohur si "Super Samoa", u arrestua të martën në mbrëmje në verilindje të shtetit të Uellsit të Ri Jugor.
Të nesërmen, ai u soll para gjykatës, ku u përball me akuza për ngacmim dhe frikësim me qëllim shkaktimin e dëmit fizik, dhe gjatë procedurave, u përmendën edhe mesazhet kërcënuese që dyshohet se dërgoi.
Ai kaloi natën në paraburgim në stacionin e policisë.
Edhe pse fillimisht iu refuzua lirimi me kusht, ai u lirua më vonë me kushte të rrepta, i urdhëruar të banonte në një adresë në periferi të Sydneit, me ndalim për çdo kontakt me palën e dëmtuar.