Boksieri shqiptar Kristian Prenga po përgatitet për super sfidën e madhe.
Prenga do të ketë meçin e madh para vetes.
Më 25 korrik, në Riad të Arabisë Saudite, Prenga do të ngjitet në ring për t’u përballur me ish-kampionin e botës, Anthony Joshua.
“Çdo herë që ngjitem në ring, mbaj me vete Shqipërinë.
Kjo është më shumë se një ndeshje—është krenari, qëllim dhe përgjegjësi.
Luftoj për gjithçka që përfaqësoj.
Ky është vetëm fillimi!”, ka shkruar mes të tjera boksieri shqiptar në profilin e tij në facebook.