Aziz Salihu vallëzon, befason të gjithë! Ja arsyeja

Boksi

Aziz Salihu vallëzon, befason të gjithë! Ja arsyeja

Nga: K.Goca Më: 2 maj 2026 Në ora: 19:44
Aziz Salihu

I papërsëritshmi! 

Legjenda e boksit Aziz Salihu, fitues i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984, dje festoi 72 vjetorin e lindjes.

Në një ambient të bukur, ashtu si e do tradita shqiptare, legjenda e boksit festoi datëlindjen me familjarët e tij.

Salihu i dha shumë shtetit të Kosovës nw aspektin sportiv.

Ishe ndër të parët në vitet e 90-të që organizoi garat e boksit e kikc-boksit nën okupim në rezistencë ndaj regjimit serb. Shumë vite kryetar i klubit të boksit Prishtina.

Madhështore ishte dita e djeshme, ai vallëzonte nën tinguj e muzikës, duke krijuar atmosferë të bukur ashtu si di i madhi i boksit.

Ky organizim u bë në vendlindjen e tij, në Banullë të Lipjanit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat