Kick-boksierët e Kosovës kanë arritur sukses të madh në Antalia të Turqisë, duke siguruar deri më tani dy medalje në Kupën Botërore, garë në të cilën po marrin pjesë 47 shtete nga e gjithë bota.
Presidenti i Federatës së Kick-Box-it të Kosovës, Fatmir Makoli, bëri të ditur se Kosova po paraqitet me 11 garues dhe u shpreh i lumtur që dy përfaqësues të kombëtares kanë siguruar finalen.
“Sot i kemi siguruar dy medalje. Art Dulaj dhe Artor Mehmeti janë në finale.
Artor Mehmeti garon në kategorinë -71 kilogramë në disiplinën low-kick, ndërsa Art Dulaj në kategorinë -69 kilogramë në disiplinën full-contact.
Edhe nesër kemi meçe të tjera”, tha Makoli për gazetën kombëtare ‘Bota sot’.