Boksieri shqiptar, Florian Marku ka bërë tifozët me “krahë”, përmes postimit të radhës në rrjetet sociale.
Ai shfaqet me pelerinë, ndërsa dominojnë simbolet shqiptare.
Përkrah tij qendron reperi Noizy.
Ky i fundit para disa kohësh i kushtoi enkas një këngë boksierit lushnjar, e ku vendoset në sfond sa herë që 33-vjeçari ka ndeshje.
Nuk dihet nëse ky postim ka të bëjë me rikthimin e madh të Florian Markut, apo është thjesht një moment nostalgjie.